Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Gërvalla i Nismas, konsull i Kosovës në Stuttgart

Koordinatori i Nismës Socialdemokrate për Europën, Kadri Gërvalla, është emëruar konsull i Kosovës në Stuttgart, Gjermani, transmeton Koha.net.

Vendimin për këtë e ka marrë dhe e ka nënshkruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Diplomati më i ri i emëruar nga radhët e Partisë që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, deri më tash ka qenë me punë në Austri, ndërsa në profilin e tij të Facebookut shkruan se ai e ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botë janë të stërmbushura me personel që vjen kryesisht nga pjesa militante e partive që e bëjnë koalicionin qeverisës.

Pacolli vendimin për këtë emërim e ka nënshkruar më 11 nëntor.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm