Deputetja nga radhët e LVV, Donika Kadaj-Bujupi tha se edhe në seancën e katërt konstituive po shihet se PAN është bllokues i konstituimit të institucioneve.
Ajo tha se do të vazhdojnë që të thërrasim PAN-in që të prezantojë kandidatin e tij. Kurse, e pyetur nëse do të marrin pjesë si VV, në takimin e mundshëm konsultativ, ajo tha se nuk ka nevojë që institucionet t’i bartim në takime jo zyrtare, qoftë nëpër kafe e ambiente të tjera.
“Në këtë fazë ne kemi bllokuar Kadrin sepse është kandidat i papërshtatshëm. Mos të përpiqen të improvizojnë takime jo formale. LVV është grupi më i madh, prandaj do të angazhohemi që të bllokojmë zaptuesit e shtetit dhe zhbllokojmë formimin e shtetit. LVV është në koordinim dhe bashkëpunim me LAA dhe vazhdojmë të kemi bashkëpunim”, tha ajo.
-
Qalaj: Jemi në pritje të reflektimit të LVV-së
-
Kadrijaj: LVV-ja do ta zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari
-
Kadrijaj u sugjeron mediave të “abstenojnë” seancat konstituive
-
Kadrijaj: Bllokuese është LVV-ja, s’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat
-
Kadrijaj: Qytetarët duhet ta dinë, VV-ja është bllokuese e konstituimit të Kuvendit