Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçaniku përjetëson dhjetëvjetorin e Pavarësisë me obelisk

Ngjyrat e shënimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës tashmë kanë filluar të vendosen në Kaçanikun e Kuvendit të Kushtetutës së 7 Shtatorit (1990) të Republikës së Kosovës.

Shënimi i kësaj feste ka filluar me vendosjen e obeliskut të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai është vendosur në parkun e qytetit, afër shtatoreve të heronjëve të kombit Qamil Ilazi e Agim Bajrami.

Për shënimin e kësaj feste do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore, artistike e sportive.

Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e dhjetë komunave në Kosovë, ku qeveria e Kosovës ka mbështetur financimin e obeliskut të jubileut të Pavarësisë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm