Arbëri

Ka vdekur mësuesja Resmije Xheladini, nëna e aktivistit të VV-së, Arben Xheladini

Sot në moshën 75 vjeçare ka vdekur Resmije Xheladini, veterane e arsimit.

Resmija ishte nëna e Arben Xheladinit, aktivistit të Vetëvendosjes i cili u vra në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës.

Për vdekjen e saj pati disa fjalë kreu i VV-së, Albin Kurti. Ai tha se para se ta njihte atë si nëna e Arbenit, ajo ishte mësuesja e vëllait të tij dhe shoqja e mësueses sime.

“Bujare, punëtore, patriote. Pedagoge me prejardhje nga Bujanoci që me përkushtim të njëjtë dha mësim plot katër dekada. Ajo ka lënë shumë fëmijë pas. Jo vetëm fëmijët e vet. Nëna është mësuese por edhe mësuesja është nënë. Sidomos mësuesja Resmije. Sidomos nëna Resmije. Kush e ka takuar e ka dashur. Kush e ka njohur s'e ka harruar. Do të na mungojë shumë, të gjithëve. Do ta kujtojmë me mall, secili”, shkroi Kurti në Facebook.