Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në vitet 1999-2005, Ismail Kastrati, ka ndërruar jetë të enjten.
I lindur në Hogosht të Kamenicës, 79-vjeçari, ka mbajtur pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave. Përveç kryetar i OEK-ut ai prej vitit 1999 deri në vitin 2002 ishte edhe anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.
Në vitet e 90-ta për shkak të aktiviteti të tij politik ishte burgosur nga regjimi serb. Në vitin 1999 ai shërbeu si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999 Kastrati ishte zyrtar në Këshillin Qendror të Kosovës për Financa, fillimisht duke shërbyer si kryetar i Komisionit për financa dhe pastaj si kryetar i Këshillit.