Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka përfunduar e qetë protesta e punëtorëve shëndetësorë

KTV raporton se protesta e punëtorëve shëndetësorë ka përfunduar e qetë.


Nis protesta e punëtorëve shëndetësorë

Ka nis protesta paralajmëruese e punëtorëve shëndetësorë para institucioneve publike shëndetësore.

Kjo protestë është paralajmëruar ditë më parë përkundër që u zhvillua një takim me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin, por nuk kanë arrit të marrin premtime për realizimin e të gjitha kërkesave, raporton KTV.

Ata po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investimi në pajisje e material harxhues.

Kryetari i sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se kanë qenë të detyruar të ndërpresin punën për një orë që të mbajnë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Edhe Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të LAJMET E MBRËMJES 7 muaj më parë Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të

“Ne nuk po trajtohemi dinjitetshëm nga kjo Qeveri, po na duhet të ballafaqohemi çdo ditë me pacientët dhe qytetarët e pafajshëm që vijnë të marrin shërbime kur duhet të themi se s’ka ilaçe apo s’mund të kryhet një shërbim. Prandaj u detyruam të dalin në protestë që të kërkojmë kushte të punës, investim në shëndetësinë publike e rritje pagash”, ka thënë ai.

Protesta e sotme është vetëm paralajmëruese pasi krerë të sindikatës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Image
Image


Nis protesta e punëtorëve shëndetësorë by kohanet