Në Kuvendin e Kosovës ka filluar takimi konsultativ i partive politike të ftuar nga kryesuesi Adem Mikullovci, raporton KTV.
Pjesëmarrës të takimit janë të gjitha partitë parlamentare pos Vetëvendosjes,
Në takim ka në ardhur edhe përfaqësuesit e Listës Srpska me në krye Goran Rakiqin.
Qëllimi i takimit është përgatitja e vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës që është planifikuar të mbahet nesër.