Mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë ekonomisti i njohur, Ilaz Ilazi. Ai ushtroi detyra e funksione me rëndësi në fushën e ekonomisë që nga mësimdhënës e drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike në Ferizaj, e deri zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës në periudhën e autonomisë së saj.
I lindur në Muhoc të Ferizajt më 1938, ai ishte ekonomisti i parë nga kjo anë. Me aftësitë e përkushtimin profesional në fushën e ekonomisë në komunën e origjinës, Ilazi do të bie në sytë e atyre që mendonin për të ardhmen e Kosovës, të cilët ia besuan disa nga funksionet me shumë rëndësi për vendin, ndër të tjera sekretar, siç quhej atëherë funksioni i ministrit, për Ekonomi e Financa dhe njëherësh zëvendës i kryetarit të Këshillit të atëhershëm Ekzekutiv të Kosovës, siç quhej pozita e kryeministrit të qeverisë, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, drejtor i Bankës së Kosovës, drejtor i Fabrikës së Gypave të Ferizajt dhe një varg detyrash të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKudo u kurdo shqua me përkushtimin dhe vizionin për interes të Kosovës.
Pas luftës ishte njëri nga ata që investoi përpjekje e dije në themelimin e sistemit bankar dhe të bankave të Kosovës.
Gjithmonë qe i rreshtuar mbarë dhe në interes të vendit.
Varrimi i Ilaz Ilazit do të bëhet në vendlindjen e tij, Muhoc të Ferizajt, sot në orën 16:00.