Bashkësia Islame e Serbisë ka respekt ndaj kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe marrëdhënie relativisht të mira me pushtetin në Serbi, thotë myftiu i Beogradit Mustafa Jusufspahiq. Ai thekson se kjo bashkësi fetare do që të merret parasysh edhe mendimi i saj kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton Koha.net.
“Nuk duam të na copëtohet vendi dhe nuk është e drejtë t’i ndahet djepi këtij vendi”, citon “veçernje novosti”, të ketë thënë Jusufspahiq, duke e paraqitur qëndrimin e BIS-it lidhur me këtë çështje.
Është në interesin e Bashkësisë Islame të Serbisë që në këtë vend të ketë më shumë myslimanë e me shkëputjen e Kosovës myslimanët do të mbesin pakicë, thotë ai.
“Këtë, fundja, ia kam thënë edhe ministrit të Punëve të jashtme të Gambisë,e cila po e shqyrton vendimin e vet për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo është ajo që ne vërtetë e mendojmë”, ka thënë Mustafa Jusufspahiq.
Ai thekon se me Vuçiqin është i të njëjtës gjeneratë dhe shton se mund t’i thotë krejt çfarë mendon dhe se mendimi i BIS-it merret parasysh kur merren disa vendime të rëndësishme.
“Prandaj do të donim që të merren parasysh edhe mendimet tona kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai.
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Beshlin: Doktrina e Vuçiqit bazohet në sovranitetin e kufizuar të shteteve fqinje
-
Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit