Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Juristët: Kushtetuta ka mangësi, duhet të pësojë ndryshime

Në 9- vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, sërish është kërkuar ndryshimi i saj.

Akti më i lartë juridik i vendit, ka mangësi dhe duhet rishikuar, thotë profesori universitar Mazllum Baraliu.

Duke e marrë shembull çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri, Baraliu, e sheh rishikimin e Kushtetutës domosdoshmëri, raporton FSK.

Profesori Riza Smaka, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, shpreh keqardhje që kjo Kushtetutë për nëntë vjet, sipas tij, u shkel shumë herë.

Ndërkohë, njëri nga hartuesit e Kushtetutës, Hajredin Kuçi, ka thënë se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen me marrëveshje politike.

Edhe E shkelur dhe jo sa duhet e respektuar, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës Arbëri E shkelur dhe jo sa duhet e respektuar, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga Plani i Ahtisarit, duke u dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare në vend.


Juristët: Kushtetuta ka mangësi, duhet të... by kohanet