Dimri i këtij viti do të jetë shumë më i vështirë se i kaluari në aspektin e furnizimit me energji elektrike, ka thënë Bujar Jupaj, drejtor i sistemit të operimit në KEDS.
Në “Sot” të KTV-së të martën, Jupaj ka kërkuar nga konsumatorët që të nisin me kursimin e energjisë në mënyrë që dimri të kalohet më lehtë.
“Do të na pres një vit më i vështirë se viti i kaluar. Duhet të bëjmë apel për kursim nga secili qytetar. Çmimet janë shumë shumë më të larta, që do të thotë se do të jetë një dimër shumë më i vështirë se dimri i kaluar prandaj duhet të bëhet një kursim sa më i madh i energjisë”, ka thënë Jupaj.
Ai ka shtuar se KEDS-i ka rritur kapacitetet në mënyrë që linjat ekzistuese të mirëmbahen, për ta kaluar sa më lehtë mungesën e energjisë elektrike.
“Kemi rritur kapacitet në mënyrë që linjat tona ekzistuese të mirëmbahen, por nuk do të thotë se kjo është e mjaftueshme për ta kaluar krizën apo nevojën që e kemi. Ne duhet të kemi shumë ide apo kampanja të kursimit të energjisë. Shumë vende kanë filluar kampanja të ndryshme, Franca ka filluar kampanja po ashtu edhe Gjermania”, është shprehur Jupaj.
Sipas tij, këtë dimër do të jenë problem edhe kapacitetet e linjave ndërkombëtare pasi kërkesa është në rritje.
-
Dimër i vështirë sa i përket energjisë, parashihen çmime të larta
-
KEDS: Konsumi rekord i energjisë po mbingarkon rrjetin elektrik
-
KEDS-i bën thirrje për kursim të rrymës, probleme në pesë komuna
-
Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme
-
Pavarësisht dimrit më të butë e importeve më të pakta, KEDS-i kërkon shtrenjtim të rrymës