Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut.
Theks i veçantë iu kushtua e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të kësaj komune, e veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së rinisë në këtë komunë.
Ministri Gashi, u zotua se do ta mbështesë financiarisht më vlerë prej 150 mijë euro komunën e Junikut në ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Rinore në këtë komunë, e cila do shërbej për nxitjen e të rinjve të kësaj komune në aktivitete të shumta.
Gjithashtu MKRS do të mbetet e përkushtuar që të ndaj fonde edhe për restaurimin e disa prej kullave dhe mullinjve të këtij qytetit me qëllim të nxitjes së turizmit kulturor në këtë komunë.
Ndërkaq kryetari i Junikut ka thënë se shpreson në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me institucionet qendrore me qëllim të mbështetjes së rinisë, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të pasur që ka komuna e Junikut.
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
Përurohet Qendra e fëmijëve “Little Miracles” në Gjakovë
-
Gjakova përfiton afër 1.7 milion euro investime në arena sportive
-
Gashi e Veseli thonë se po jetësohet fondi rinor prej 1 milion eurosh për zhvillim të ndërmarrësisë
-
MKRS pritet të investojë mbi 650 mijë euro në Deçan