Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Judah: Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Evropës po përkeqësohen

Gazetari dhe analisti britanik i revistës “The Economist”, Tim Judah, vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e marrin teposhtën pas ardhjes së presidentit Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithëse kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Evropa duhet t’i marrë në duar të veta punët dhe se më nuk mund të mbështetet te aleatja më e fuqishme ushtarake në NATO, Judah, autor i librit “Kosova: lufta dhe hakmarrja”, nuk sheh ndryshim të qasjes amerikane dhe asaj evropiane kundrejt Ballkanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pranon se u desh përfshirja e zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, për zgjidhjen e krizave politike në Maqedoni e në Shqipëri.

I konsideron të ekzagjeruara paralajmërimet kundër përpjekjeve ruse për ndikim në Ballkan. Janë dy zhvillime të fuqishme politike të javëve të fundit që i konsideron “zmbrapsje të Rusisë” në rajon. “Së pari, partia që mbështetej nga rusët në Maqedoni, VMRO-ja, më nuk është në pushtet. Së dyti, Mali i Zi është anëtarësuar në NATO. Këto nuk janë suksese të mëdha ruse, janë krejtësisht e kundërta. Andaj të mos ekzagjerohet me ndikimin rus”, thekson Judah.

Judah i porosit votuesit e shteteve të Ballkanit të mos i fajësojnë të huajt për tendencat autokratike të liderëve të rajonit. “Nëse nuk ju pëlqejnë ata, votojeni dikë tjetër”, thekson Judah në një intervistë për “Kohën Ditore” ... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.