Profesori amerikan që ligjëron në Universitetin “John Hopkins” në Washington, Edward Joseph, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, të inkurajojë Ukrainën ta njohë Kosovën.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Bideni e njeh nga dora e parë historinë e fundit në Ballkan.
Ka shtuar se Bideni dhe ekipi i tij “duhet ta inkurajojnë Ukrainën që ta njoh Kosovën”.
Ai këtë ka kërkuar që ta bëjnë në Samitin dyditor të NATO-s që do të mbahet në Vilnius të Lituanis më 11 dhe 12 korrik, ku do të marrë pjesë edhe Bideni.
Joseph ka shtuar se NATO e ka dhe do ta ketë gjithmonë përgjegjësinë për stabilitetin demokratik në Ballkan.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që në kuadër të këtij samiti të diskutohet edhe pranimi i Ukrainës në NATO.
Biden pati thënë se Ukraina ende nuk është gati për anëtarësim në këtë aleancë.
12/ @POTUS Biden knows recent Balkans history first-hand. He and his team need to keep a wide perspective as they discuss the final Vilnius communique. Among other things, they need to encourage #Ukraine to recognize Kosovo.
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) July 9, 2023