Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jo veç opozita, autostradën e Dukagjinit po e kundërshtojnë edhe në koalicionin qeverisës

Ministria e Infrastrukturës ka në plan ta ndërtojë një autostradë tjetër.

Ajo pritet të kalojë nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë e Prizren.

Autostrada e Dukagjinit që pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ka nxitur shumë reagime, raporton KTV.

Përveç nga opozita, ndërtimi i saj po kundërshtohet edhe anëtarët e koalicionit qeverisës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë që ndërtimi i saj është i panevojshëm.

Edhe 500 milionë euro kushton projekti alternativ i Qeverisë Kurti, për autostradën e Dukagjinit Arbëri 500 milionë euro kushton projekti alternativ i Qeverisë Kurti, për autostradën e Dukagjinit

E opozita thotë që me implementimin e këtij projekti do të shtohen edhe aferat korruptive nga ana e Qeverisë.

Sipas Konjufcës, me shumë pak para mund të riparohet rruga ekzistuese që lidh këto qytete.

E, kështu thotë se nuk do të mund të shkaktonte as dëme mjedisore.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës thotë se rajoni i Dukagjinit nuk duhet të mbesë pa autostradë, pasi që mjetet veç ekzistojnë.

Edhe Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit Arbëri Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit

Nga Ministria e Infrastrukturës thonë që autoudha është planifikuar në atë mënyrë që të mos shkaktojë dëme mjedisore.

Ndërsa, ndërtimi në Autostradën e Dukagjinit pritet të nisë nga mesi i tetorit.