Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq po e vazhdon vizitën në SHBA gjatë të cilës ka thënë se formim i Asociacionit të Komunave serbe është vendimtar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këtë dialog ai e ka quajtur shumë të rëndësishëm
Atje ai ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer për situatën aktuale në Kosovë si dhe për pozitën e serbëve e të joshqiptarëve, ndërsa Palmer, siç njofton kumtesa nga kabineti i Jevtiqit, ka shfaqur mirëkuptim dhe përkrahje për të gjitha proceset që ndihmojnë stabilitetin, transmeton Koha.net.
Palmer ka theksuar se e kupton sidomos pozitën serbëve në Kosovë duke vlerësuar se pret më shumë angazhim në zgjidhjen e problemeve dhe ai, njëkohësisht, ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së që të vazhdojë përkrahjen për stabilitet e bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet serbo – shqiptare, thotë kumtesa të cilën e përcjellin medie të Beogradit.
Sipas kumtesës, Jevtiq bashkëbiseduesin e ka njoftuar me problemet, por edhe me zgjidhjen e mundshme të disa çështjeve e në veçanti ka përmendur çështjen e pronës së uzurpuar dhe kthimin e serbëve të shpërngulur në Koosvë
“Ka shumë sfida që na presin sivjet. Kemi shansin që disa nga probleme t’i zgjidhim ashtu që i gjithë Ballkani Perëndimor të ecën përpara e të bëhet pjesë e BE-së. Përkrahja e SHBA-së për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Kosovë është me rëndësi të jashtëzakonshme. Vrasja e Oliver Ivanoviqit kërkon përgjigje në pyetjen kush dhe pse e ka bërët atë”.
-
Jevtiq: Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me Haradinajn
-
SHBA-ja e sheh kyç Asociacionin për të ardhmen e Kosovës, përmend edhe njohjen e ndërsjellë
-
Departamenti i Shtetit: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës
-
Jevtiq: Dëgjova nga Escobari se SHBA-së s’i interesojnë kushtet e Kurtit
-
Daçiq thotë se në SHBA mori garanci për Asociacionin