Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe dhe atë që është arritur marrëveshja lidhur me këtë në Bruksel, ka deklaruar të enjten ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.
Ai në tribunën e Qendrës për politikë publike ndërkombëtare “Pikëpamjet dhe perspektivat e BKS-së” në Fakultetin për diplomaci dhe siguri, theksoi se ky është qëndrim politik i serbëve në Kosovë.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton KP.
Ai akuzohet se i ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin zyrtar që ishte pronë e ministrisë, Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.
-
Lista Serbe nuk e ka braktisur Qeverinë
-
Jevtiq fton Prishtinën dhe Brukselin të formojnë Asociacionin
-
Jevtiq: S’ka më justifikime për pengesa në krijimin e Asociacionit
-
Ministri Jevtiq kërkon hedhjen poshtë të aktakuzës kundër tij
-
Shkarkohet apo dorëhiqet ministri Jevtiq i akuzuar për keqpërdorim të detyrës