Lista Serbe është deklaruar se ka dalë në opozitë. Por zyrtarët e saj nuk kanë braktisur funksionet në Qeveri dhe as privilegjet shtetërore që rrjedhin nga këto funksione, shkruan sot Koha Ditore.
Detyrat vazhdojnë t’i ushtrojnë zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Po kështu edhe gjashtë zëvendësministra. Krahas tyre, edhe armata e nëpunësve politikë të emëruar, përfshirë këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës.
Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku zhvillon veprimtarinë zëvendëskryeministri Jevtiq, kanë konfirmuar për të se nuk e ka braktisur ende zyrën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria thotë se është herët të jepen konkluzione për situatën me Listën Serbe
-
Shoqëria civile thotë se largimi i Listës Serbe nga koalicioni paralizon Qeverinë
-
Millojeviq e Jevtiq thonë se s’janë pjesë e koalicionit qeverisës
-
Lista Serbe thotë se s’do ta pengojë formimin e Qeverisë Kurti
-
Jevtiqi komenton ankesat për fitoren e Listës Serbe: Kush humb, ka të drejtë të zemërohet