“Jeta”, kësaj radhe ishte në Barcelonë jo për të sjellë ndonjë intervistë me sukseset e shqiptarëve nëpër botë, por për të vizituar njërën prej kompanive më të madhe të prodhuesve të verërave në Spanjë, “Freixenet Wines”.
Në Barcelonë ekipi shkoi me ftesën e Mentor Çollakut nga kompania Infinit, i cili tash e 15 vite bashkëpunon me këtë kompani. Në plotë 40 minuta do të keni mundësi të kuptoni më tepër për prodhimin, shijet e shumëçka rreth këtyre verërave.
Kemi vizituar fabrikën e kësaj kompanie ku nga hapi i parë deri i fundit janë PR-ët si Toni dhe Xavier të cilët për plot dy ditë na kanë shoqëruar nga fabrikat, tunelet ku pushojnë shishet e verërave e deri tek vreshtat ku edhe kemi bërë degustimin e disa llojeve.