Madrid, 18 tetor – Pesë vjet më parë, pesë studentë nga Barcelona vendosën të bënin diçka për të sjellë risi në një sektor. Ata zgjodhën pikërisht atë të verës, e konsideruar si më konservatorja, duke krijuar një verë … blu.
Zbulimi i Imanol, Iñigo, Gorka, Aritz dhe Taig, i mori dy vite kërkime dhe hulumtime me ndihmën e kimistëve dhe është një nga risitë e shumta që lulëzojnë në një botë ende shumë tradicionale.
Kompania e tyre Gik Live!, e themeluar në vitin 2015 dhe që numëron tashmë dymbëdhjetë punonjës ia arriti të shesë 30 000 shishe që në vitin e parë dhe gati 500 000 në vitin 2017.
Kompania ka tashmë klientë në 21 vende, tregu kryesor dhe më i madh është SHBA -ja, dhe i dyti në listë radhitet… Franca, një shtet kult i prodhimit të verës.
Ne e kemi kuptuar që për shumë persona, vera është diçka me të cilën nuk mund të luash, vera për ta është e shenjtë!”, tregon një nga themeluesit e këtij start-up, Taig Mac Carthy.