E mërzitshme është bërë jeta për banorët e një objekti kolektiv në fshatin Plemetin, në jugperëndim të Obiliqit. Ka dy vjet që kulmi i objektit nr.1 është djegur.
Uji depërton lirshëm dhomave. Por, çuditërisht banorët aty nuk kanë ujë për pije. Gjithçka duket e përmbysur këtu. Lagështia e madhe nis që në hyrje në katin përdhes, për shkak të ujit që depërton nga kulmi. Shkallët e thyera prej graniti, nga rrjedh uji teposhtë, janë përplot mbeturina. Jashtë gypave dalin edhe ujërat e zeza, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kur futesh brenda banesave, dhomat e mykura më shumë i ngjajnë një depoje të vjetër sesa ndonjë vendi ku bëhet jetë. Por, aty ditët e netët i kalojnë 180 banorët e këtij objekti që gjendet në një kodrinë në të majtë të rrugës në Plemetin, rreth 1 kilometër përtej termocentralit “Kosova B”.
Banuesit janë të komuniteteve ashkali, rom e egjiptian. Jeta aty ka filluar në vitin 2006, kur ishin ndërtuar dy objekte kolektive. Me këmbë të mbrapshtë kishte nisur që atëherë. Gjatë kohës kur po prehej shiriti i përurimit, një kabllo elektrike kishte marrë flakë.
Një grua që gjendej në banesën e re me djalin 2-vjeçar ishte rrëzuar duke ikur shkallëve nga frika. Dyvjeçari kishte ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në trurin e vogël. Katër vjet më vonë (më 31 dhjetor 2010) gjashtë banesa të katit më të lartë bashkë me kulmin ishin djegur. Për më shumë se 1 vit objekti mbeti i pameremetuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Haset një granatë në një arë në Plemetin
-
Jeta mes luftës: Historitë e atyre që nuk u larguan nga fronti i Donbasit
-
Izraeli kërcënon të marrë kontrollin e rezervuarëve të lashtë të ujit pranë Betlehemit
-
Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë
-
“Asgjë s’e kthen djalin tim” – Shkatërrimi i jetëve në Liban nga 10 minuta bombardime nga Izraeli