Feim Kelmendi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, tre muaj pasi kishte marrë këtë pozitë.
Në një postim në Facebook, Kelmendi ka publikuar një letër njoftuese për dorëheqjen. Ai ka thënë se është ndier i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar” nga vlerësimi i Bordit të ri të Drejtorëve në këtë ndërmarrje.
Ai ka thënë se bazuar në vlerësimin që ky bord i ka bërë punës së tij, e ka të pamundur të vazhdojë të kryejë atë funksion.
Në letrën e tij, Kelmendi u ka uruar “dështim me misionin dhe qëllimet jo të ndershme” bordit të ri të Telekomit.
Në fund të korrikut, Qeveria Hoti emëroi Bordin e përkohshëm të Telekomit, pak ditë pasi i kaluari dha dorëheqje për shkak se përmbaruesi kishte tërhequr nga xhirollogaria e ndërmarrjes të gjitha mjetet që posedonte.
Pasi mundohesh me dhene cdo gje nga vetja per tre muaj me radhe, cdo dite te muajt, deri ne oret e vona te mesnates, aq...
Posted by Feim Kelmendi on Thursday, August 6, 2020
-
Bordi i Telekomit konfirmon dorëheqjen e Hanës dhe emërimin e Kiqinës në vend të saj
-
Jep dorëheqje u.d.i drejtorit të Telekomit
-
Jep dorëheqje edhe u.d. i drejtorit Teknik të Telekomit
-
Ish-drejtori i Financave thotë se “Telekomi do të udhëhiqet nga gangsterët e AAK-së”
-
Pezullimi i përmbarimit të mjeteve të Telekomit, deri në stabilizim financiar