Ka dhënë dorëheqje shefi i Zyrës se Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Arton Fejza.
Siç ka mësuar “Koha Ditore” nga burimet e saj brenda Ministrisë se Shëndetësisë, Fejza e ka ofruar dorëheqjen në shenjë revolte ndaj një vërejtje që i është shqiptuar nga sekretari, Naim Bardiqi.
“Para disa ditësh i është shqiptuar vërejtja dhe ai (v.j Arton Fejza) e ka cilësuar të padrejtë këtë masë andaj e ka ofruar dorëheqjen”, i ka thënë gazetës një burim brenda këtij institucioni.
Gazeta ka provuar të kontaktojë Fejzën por ai ende nuk është përgjigjur. / Saranda Ramaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
-
Izet Sadiku jep dorëheqje nga u.d. i drejtorit të Infektives
-
Jep dorëheqjen drejtori i burgjeve në Shqipëri
-
“Guxo” propozon deputetin Avdyli për ministër të Shëndetësisë
-
Ikja e ministrit Latifi, vendimet e dy ditëve të fundit nxitën mospajtime me Qeverinë