Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan pas rastit të 27-vjeçarit

Policia /ilustrim

Foto: Ilustrim

Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në Lipjan.

 

Brahim Shatrolli emërohet drejtor i Policisë në Lipjan

Brahim Shatrolli

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se kapiteni Brahim Shatrolli është emëruar në vend të Gashit. 

"Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kalani.

Edhe Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan Kronikë 11 muaj më parë Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan

27-vjeçari, Agon Zejnullahu, vdiq të hënën pak pasi u vu nën pranga nga zyrtarët policorë.

Pesë zyrtarëve policorë të cilët ishin të përfshirë në rast, u është caktuar nga një muaj paraburgim për veprën “vrasje nga pakujdesia”.

Komandanti i dorëhequr i Policisë në Lipjan beson në pafajësinë e pesë policëve

1 v. më parë / 10 kor 2025 16:35
Argjend Gashi

Komandanti i dorëhequr i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, i cili e mori këtë vendim pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, ka thënë se beson në pafajësinë e pesë policëve që dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Ai ka thënë se presin autopsinë dhe raportin përfundimtar të obduksionit që përcakton shkakun e vdekjes së Zejnullahut.

“Nuk ndihemi fajtor në kuptimin, sepse ne e kemi zbatuar ligjin ne kemi reaguar për shkak të thirrjeve qytetare për sjellje agresive të një personi dukshëm i çrregullt dhe ne kemi kryer detyrën tonë. Instituti i Mjekësisë Ligjore do ta jep raportin e vet përfundimtar dhe ne besojmë shumë dhe jemi të bindur se raporti përfundimtar do të dalë ashtu siç është e drejta. Nuk është e lehtë ta përjetojmë një ngjarje të tillë, nuk është e lehtë të vdes një djalë i ri 27 vjeç, por nuk është e lehtë as të arrestohen 4-5 policë siç janë arrestuar policët tanë. Ne besojmë në pafajësinë e tyre, ne i kemi parë, studiuar e analizuar edhe veprimet e tyre ne presim, për shkak se nuk kemi vendim përfundimtar të shkakut të vdekjes së 27-vjeçarit, ne presim autopsinë, presim raportin përfundimtar të obduksionit i cili do të përcaktojë shkakun vdekjes së personit”, ka thënë ai.

Gashi tutje është shprehur i bindur se policia ka reaguar në mënyrë profesionale dhe ka kryer detyrën e vet bazuar në ligjet e zbatueshme në Kosovë.