Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Javën që vjen dorëzohet në Kuvend peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për Trustin

Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime javën që vjen do të dorëzohet në Kuvend, me të cilin kërkohet miratimi i projektligjit që lejon tërheqjen e 30-përqindëshit. Në historinë parlamentare kjo është nisma e pestë ligjore që iniciohet nga peticioni i 21 mijë nënshkruesve. E nga këto vetëm njëra prej tyre është shndërruar në ligj. Peticioni pas dorëzimit në Kuvend do të dërgohet në KQZ për verifikim të nënshkrimeve.

Brenda kësaj jave pritet që të dorëzohet në Kuvend peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime që kërkon kthimin në shqyrtim të projektligjit që lejon tërheqjen e 30 për qind të Trustit.

Nisma ligjore për Trustin është e pesta në historinë parlamentare të Kosovës që iniciohet nga qytetarët.

E nga gjithë këto vetëm një është shndërruar në ligj.

Sipas sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, në procedurë është edhe një nismë ligjore për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Kjo nismë është në shqyrtim që nga fundi i janarit të këtij viti, në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Edhe S’ka tërheqje të re nga Trusti Arbëri S’ka tërheqje të re nga Trusti

“Ligji për ndryshimin e dhe plotësimin e Ligjit 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, propozuar më 28.4.2014 - ka mbetur në procedurë.

Ligji për ndryshimin e dhe plotësimin e Ligjit 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, propozuar më 15.01.2015 - miratuar më 30 mars 2016.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin Ligji nr. 04/L-263 për kontrollin e duhanit, 04/L-263 propozuar më 20.02.2014. më 03.05.2014 nuk miratohet në parim”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Përkundër këtij realiteti, disa qytetarë besojnë që kjo nismë për Trustin do të gjejë mbështetjen e ligjvënësve.

“Po, kemi nevojë për ato mjete, jemi kurrkah hiç edhe pse shumë politikë s’më ka pëlqyer që kanë hyrë politika këtu. Nuk po më pëlqen që ka ndërhyrë politika, po kemi nevojë si popull dhe për këtë e kam nënshkruar”, ka thënë një qytetare nga Prishtina.

Edhe Peticioni i qytetarëve, Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë për tërheqjen nga Trusti Arbëri Peticioni i qytetarëve, Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë për tërheqjen nga Trusti

Por ka edhe mendime kundër tërheqjes.

“20-përqindëshi i merr 500 euro, me 500 euro nuk mundet të vazhdojë jetën, kjo është për moshë më të vjetër për të siguruar një jetesë më të mirë pak më të mirë nëse tash i merr çka ma merr mendja është e panevojshme edhe është lojë politike tendencë e disave që nëpërmjet tyre me bë diçka, s’po më duket që ka diçka reale, ka thënë Muhamet Ahmeti – qytetar.

“S’ka Trust hiç, veç me punu, edhe përpara me shku, se ato i harxhojmë e nesër kur të plakemi s’kemi pare”, ka thënë Muharrem Berisha- qytetar.

Adnan Jashari, organizatori i peticionit, pret që këtë herë të merret parasysh vullneti i mbi 21 mijë qytetarëve nënshkrues.

“Ne presim që deputetët përgjithësisht të partive edhe të pozitës edhe të opozitës të reflektojnë dhe pasi kërkesa është direkt prej popullit si nismë legjislative direkt prej 10 mijë qytetarëve, atëherë ne shpresojmë që ata të ndryshojnë qasjen dhe të votojnë herën e ardhshme kur të vendoset në Kuvend të Kosovës të votojnë pro projektligjit që lejon 30 për qind të Trustit”, ka thënë Jashari.

Edhe Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti iu dorëzua Kuvendit LAJMET E MBRËMJES Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti iu dorëzua Kuvendit

Peticioni pas dorëzimit në Kuvend do të dërgohet në KQZ për verifikim të nënshkrimeve dhe më pas do t’u nënshtrohet procedurave të shqyrtimit brenda Kuvendit.

Nisma e iniciuar nga PDK-ja e mbështetur nga partitë e tjera opozitare për tërheqjen e mjeteve ka dështuar të kalojë në Kuvend, pasi atë nuk e ka përkrahur partia në pushtet.