Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave moti do të stabilizohet, derisa pritet të ketë reshje të dobëta të shiut.
Sipas njoftimit të IHMK-së, të hënën priten ngrica të dobëta që mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve që janë në fazën e lulëzimit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 7 gradë Celsius, derisa ato maksimale do të jenë pranverore, ndërmjet 10-20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.