Arbëri

Javë me më shumë diell, por edhe me reshje e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që shkoi.

“Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.