Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java në Shqipëri nis me shi

Mbi territorin shqiptar do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare duke sjellë shira të herëpashershëm.

Ndërsa në mesditë shirat bëhen mesatarë, por gjatë pasdites Shqipëria mbetet nën kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para të ditës, ndërsa në mesditë do të kenë një rritje të lehtë.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.