Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java kundër Korrupsionit mbyllet me thirrjen për të vazhduar luftën

Në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur manifestimi përmbyllës i “Javës kundër Korrupsionit”.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se “duhet të qëndrojmë së bashku për ta luftuar korrupsionin, por se këtë luftë më së shumti duhet ta bëjnë vendorët”.

Delawie tha se i mirëpret ndryshimet ligjore për të luftuar korrupsionin duke përmendur kështu ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës.

Shefja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, tha se korrupsioni është fenomen i rrezikshëm që ka qëndruar gjatë në Kosovë dhe se të rinjtë janë të frustruar ngase e ardhmja e tyre është e rrezikuar nga korrupsioni.

“Lufta kundër korrupsionit në Kosovë mbetet prioritet i Bashkimit Evropian”, theksoi Apostolova.

Bashkimi Evropian, sipas Apostolovas, i ka rekomanduar Kosovës që ta luftojë korrupsionin për të pasur përparim në agjendën evropiane e në veçanti në liberalizim të vizave.

Edhe Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit

“Kosova ka bërë hap përpara në luftën kundër korrupsionit, duke amandamentuar ligje sikurse ai i parandalimit të konflitikit të interesit dhe ligjit për prokurorin e shtetit”, ka thënë Apostolova.

Apostolova tha se “Java kundër Korrupsionit” po mbyllet por lufta kundër kësaj dukurie, duhet të vazhdojë .