“Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pakorruptuara”, ka thënë ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Në javën kundër korrupsionit, Delawie ka theksuar faktin se korrupsioni vazhdon të mbetet problem në Kosovë, raporton KTV.
“Kosova e ka vetëm një të ardhme evropiane, nëse gjykatat janë të pavarura e pa korrupsion dhe nëse i përmbahen Kushtetutës. Kemi korrupsion në prokurim publik që pengon investimet, shërbimet komunale. Në këtë fushë puna juaj është jetike”, ka thënë Delawie.
Delawie në konferencën e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017″, shtoi se vullneti politik dhe mbështetja e Qeverisë janë thelbësore për të arritur rezultate në luftimin e kësaj dukurie.
“Vullneti politik dhe mbështetja e Qeverisë janë thelbësore për të arritur rezultate. Në Luftën kundër korrupsionit do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizën dhe mbështetjen tonë për të gjithë ata që ndajnë mendimet e njëjta dhe që mendojnë se luftimi i korrupsionit është jetik për një vend”, ka shtuar ai.
Edhe
Delawie i shqetësuar me ndikimin politik në gjykata
E këtu u shpalosëm raporte ku dyshohet se u keqpërdor paraja publike.
Në këtë konferencë, përfaqësuesit e koalicionit të OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” publikuan raportin përmbledhës për raportimet dhe ndikimin e raportimeve të OJQ-ve të koalicionit “Java Kundër Korrupsionit 2017.