Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e parë e prillit fillon me diell, vranësira e reshje shiu

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

“Dita e hënë dhe e marte, mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të ditës së marte pritet fuqizim i masave ajrore të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjithashtu, IHMK njofton se në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj.

 

01.04.2019

02.04.2019

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Prishtinë

2

19

3

19

Pejë

3

20

3

20

Prizren

4

20

4

21

Podujevë

2

18

3

19

Ferizaj

2

18

2

19

Gjilan

3

19

2

21

Gjakovë

4

20

4

22

Mitrovicë

2

18

2

19