Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi Kosovë do të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës ka mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Më tej, masat e ajrit do të jenë pak sa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu.
Kjo javë, që është java e fundit e stinës së vjeshtës, do t’i ngjasojë periudhës dimërore sa i përket gjendjes meteorologjike, pasi që temperaturat minimale do të zbresin nën vlerat e mesatareve të viteve tjera, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri -7 gradë Celsius.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
-
Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë
-
Javë me vranësira, reshje shiu e bore në Kosovë
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët, parashihet edhe borë
-
Java e ardhshme me kushte të ndryshueshme meteorologjike, në disa zona parashihet borë
-
Vranësira, mjegull dhe rritje graduale e temperaturave gjatë javës