Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e fundit e prillit me mot të ndryshueshëm në Kosovë

Foto: KOHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, thuhet se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh. Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell”, thuhet në njoftimin për media.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, përfundon njoftimi.