Drejtues të OJQ “Demokracia fillon këtu” kanë kritikuar kreun komunal të Podujevës, Agim Veliu, për zvarritjen e emërimit të drejtorëve të Ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, drejtori ekzekutiv Shemsi Jashari, ka thënë se zvarritja e emërimit të drejtorëve po ndikon në shërbimet që qytetarët duhet t’i marrin në Administratën komunale. Për të është shumë e çuditshme pse nuk kompletohet Ekzekutivi komunal.
Jashari ka thënë gjithashtu se zgjedhja e kryesuesit të KK-së ishte një sfidë më e madhe se sa emërimi i drejtorëve, “ku nuk duhen vota të këshilltarëve, por vetëm vullneti i shefit”.
E arsyet e kësaj zvarritjeje, sipas drejtori ekzekutiv të “Demokracia fillon këtu” i di vetëm Veliu, i cili, siç thotë Jashari, ka pushtet absolut mbi strukturën partiake të LDK-së dhe po ashtu mbi strukturat qeverisëse në nivel të Komunës së Podujevës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sipas DFK-së, kuvendarët në Podujevë nuk po e arsyetojnë rritjen e pagave
-
Pushteti në Podujevë akuzohet se po i mban militantët e LDK-së në këshillat e fshatrave
-
PDK-ja e akuzon pushtetin në Podujevë për zvarritjen e zgjedhjes së krerëve të fshatrave
-
Veliu: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë
-
KDI: Për t’i hapur rrugë shtensionimit të plotë, kryetarët në veri duhet të shqyrtojnë dorëheqjet