Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Me këtë rast Jashari ka kërkuar që i gjithë spektri politik të jetë i bashkuar në mënyrë që të jetësohet amaneti i të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Në këto momente ne sapo bëmë nderime të dy komunat bashkërisht dhe tashmë që dy vjet të pandarë duke i nderuar me respektin më të lartë dëshmorët e vendit tonë dhe duke u zotuar që ne të jemi të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecim përpara në rrugën e drejt dhe të pastër të vendit tonë ashtu siç deshën ata”, ka thënë ai.
Unitet dhe përafrim të qëndrimeve të spektrit politik ka kërkuar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas tij, vendi nuk guxon që të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me katër qëndrime të ndryshme.
“Ne tashmë e kemi bërë traditë që Epopenë e Jasharëve ta kremtojmë bashkë, ne edhe dje edhe sot kemi qenë bashkë. Ne si dy komuna punojmë qe ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve dhe amanetin e komandant it legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të tjerë. Ne bëjmë apel te të gjithë politikanët të jenë unik në vendimet që po i pret Kosova”.
Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.
Edhe
Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së
Në ora 09:00 do të bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.
Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.
Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./eo/