Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Në një postim në Facebook Jashari ka thënë se kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit duhet të jenë të bashkuar. Ai shembull ka marr fitoren e shqiptarëve të Tuzit.
“Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror”, ka thënë Jashari.
“Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë. Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi”, ka thënë më tej ai.
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Jashari: Kësaj radhe, ndryshe nga herët e kaluara, s’po ka improvizime
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
PDK-ja nuk merr pjesë në seancën ku diskutohet për çështjen e presidentit
-
Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze