Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila të mërkurën është e bindur që mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton nënshtrimin e testit me shkrim.
Jasharaj ka thënë se nuk e kanë asnjë informatë lidhur me atë që ka deklaruar Nagavci lidhur me testimin e mësimdhënësve.
“Nuk kemi as edhe një informatë zyrtare se çfarë po mendon ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim”, thuhet në reagimin që Jasharaj ua ka përcjellë mediave.
Nagavci ka thënë se janë duke e marr model Shqipërinë për organizimin e testit me shkrim për licencë të avancuar.
Sipas Jasharajt Nagavci po do që t’i degradojë mësimdhënësit me testin me shkrim për njohuritë e tyre.
Edhe
Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan provimin kualifikues për pagë më të lartë
"Ndoshta, duke joshur me gradimin, e ka plan për t’ju dërguar e për t’ju degraduar të gjithëve me testin me shkrim për njohuritë tuaja. Ajo po vendos vet pa përfaqësues të SBASHK-ut, të prindërve , të kolegjiumit të drejtorëve , të Asociacionit ë Komunave . Kujdes . Duam avancim , por me marrëveshje dhe pa degradim e nënçmim të gjithë arritjeve tona në gjithë ato vite të studimeve”, thuhet në reagimin e Jasharajt.
Tutja ai ka shkruar se punëtorët e arsimit duhet ta dinë se ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri, edhe pse sipas tij SBASHK-u e ka lutur vazhdimisht që ta bënte këtë.
“Ministrja Nagavci duke e parë se në Këshillin Shtetëror për Licencim nuk mund t’i kalojë planet e saj kundër mësuesve të Kosovës pa u bërë publike e pa u zhvilluar debate udhëzoi bashkëpunëtorët e saj dhe disa të tjerë dhe e hoqën nga përbërja e Këshillit Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënëse përfaqësuesin e vetëm të tyre, pra SBASHK-un, e pse ?Për të bërë eksperimente e për të vendosur çdo gjë kundër punëtorëve të arsimit e pa pasur kush të kundërshtojë e të bëjë publike këto angazhime të saj”, ka shkruar Jasharaj.
Ai ka thënë se Nagavcin e ka [penguar prezenca e SBASHK-ut në këtë Këshill.
Edhe
Nagavci: Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan testin për licencë të avancuar
prillin e vitit të kaluar ishte vendosur të shpallej ftesa për trajnime dhe ishte vendosur që deri atëherë trajnimet që janë në proces të vazhdonin, por zonja Nagavci kishte ndalur këtë mundësi. Një vit e më shumë kaluan dhe ende nuk është saktësuar se cilat trajnime do të licencohen dhe nuk dihet se cilat do të licencohen sepse përfaqësuesi i punëtorëve të arsimit nuk është në Këshillin Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve. Nuk është në këtë Këshill sepse i ka penguar zonjës Nagavci e të tjerëve që kanë dashur ta nënçmojnë mësuesin e ta mbajnë nën tensionin e të ashtuquajtur test”, ka shkruar Jasharaj.
Ai ka thënë se ka kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por se sipas tij, ajo e mban e vazhdon ta mbajë “inatin për grevën dhe nuk pranon takime”. “Ajo kurrë, edhe pse e kishim lutur të bëhet zë i arsimit në Qeveri, nuk e tha as edhe një fjalë për kushtet e punës me shkumës e shpuzë. Ajo kurrë nuk kundërshtoi n ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 1010 euro, që në arsim shton zhgënjimin dhe arsye për ta lënë këtë profesion, ngase rritja është nënçmuese për vetëm 28 euro”, thuhet në reagimin e Jasharajt.