Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në arsim punohet me kushte të punës të shekullit të kaluar, gjegjësisht me shkumës e shpuzë, me të cilat thotë se nuk mund të bëhet gara me vendet e zhvilluara.
Në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së të martën në Ditën e Mësuesit, Jasharaj ka theksuar se mësimdhënësit në Kosovë meritojnë kushte të tjera të punës në mënyrë që pozita e tyre të jetë më e mirë se ç’është sot.
“Fëmijët tanë janë inteligjentë dhe nuk janë analfabetë. Mësimdhënësit tanë janë të përkushtuar dhe meritojnë mbështetje e kushte të tjera, meritojnë edhe përkrahje materiale që pozita e tyre të jetë më e mirë se sa kjo që është sot, por të kemi kushte të punës të shekullit 21 sepse me shkumës e shpuzë nuk mund të bëjmë gara me shtetet tjera. Nuk po krijojmë analfabetë ne, por mbase nuk po ia qëllojmë krejt dhe nuk po kemi kushte si kolegët tanë në Evropë dhe shtetet tjera, ku shkollat janë ambiente të dashura për fëmijë”, ka thënë ai.
Sipas tij, në shkollat e Kosovës nuk duhet të lejohet të fyhet publikisht figura e mësuesit.
“Në shkollat e Kosovës, e para që do të duhej bërë është që të mos lejohet të fyhet figura e mësuesit në publik, gjë që ndodhë më së shumti kur SBASHK-u bën zhurmë, ngritët dhe kërkon kërkesa dhe pastaj deklarohet se do të ketë greva. Pikërisht atëherë kemi debate e deklarata fyese ndaj mësuesve. Duhet t’i dallojmë testimin e njohurive dhe vlerësimin e njohurive. Testimi i njohurive është përdorur si fjali para disa viteve dhe ne kemi reaguar. Sa ka SBASHK, testim të njohurive të mësimdhënësve të Kosovë nuk do të ketë kurrë sepse do të ishte degradim e nënçmim i gjithë asaj pune që ata kanë bërë. Ne kërkojmë që puna e mësimdhënësve të Kosovës të vlerësohet nga inspektorë profesionalë që shkojnë në klasë për të parë nga afër si punon një mësimdhënës, për të parë cilat janë pikat e tij të forta dhe dobësitë në mënyrë që ai t’i heqë ato dobësi”, është shprehur ai.
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
Jasharaj: Do të vazhdojmë luftën me shkumës e shpuzë
-
Jasharaj: Shkollat ende janë te shpuza e shkumësi
-
SBASHK-u vazhdon ta kundërshtojë testimin e mësimdhënësve
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva