Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jasharaj: Me kompensim të orëve zbehet arma e vetme e sindikatës

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Express Intervistën” e KTV-së se deklaratat e disa deputetëve gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme për orët e humbura kanë qenë të pabaza dhe ofenduese.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se kompensimi i orëve nuk do të ndodhë pasi që sipas tij, një gjë e tillë e zbehë rolin e sindikatës.

“Dje jemi ndierë shume keq, kanë qenë akuza të pabaza të cilat erdhën nga deputetët që do të duhej të ishin shembull. Dje u dalluan dy deputetë nga Nisma, ishte Zafir Berisha i cili më ofendoi ulët, madje nuk u ndalua me atë ‘kryedebill’, por u mor edhe me pamjen time. Duke u bazuar në veprimtarinë time dhe botimet e mija, atëherë koeficienti im i inteligjencës është 50% më i lartë se i këtij deputeti. Sa i përket Zekës, i cili është çdo dy ditë në Gjykatë, akuzat e tij do të duhej t’i dërgonte tek organet e rendit”.

“Paraardhësit e mi kur kanë bërë greva nuk është dashur ta lejojnë zëvendësimin e orëve, sepse në këtë mënyrë zbehet arma e vetme e sindikatës”, ka thënë ai.

Jasharaj ka deklaruar se SBASHK-u do të respektojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nëse ajo vendosë për kompensim të orëve.

“Çfarëdo vendimi që sjellë Gjykata Themelore në Prishtinë, na pëlqeu a jo, ne do ta respektojmë. Nëse ajo thotë se do të mbahen orët, ne do ta respektojmë”, ka thënë ai.

Edhe Jasharaj thotë se mësimdhënësit s’do ta respektojnë vendimin për zëvendësim orësh Arbëri Jasharaj thotë se mësimdhënësit s’do ta respektojnë vendimin për zëvendësim orësh

Sipas tij, seanca e djeshme ka shuar të gjitha shpresat për zëvendësimin e orëve të humbura, derisa ka thënë se nga java e ardhshme nxënësit do të shkojnë në pushime pranverore.

“Seanca e djeshme ka shuar të gjitha shpresat për një mundësi për t’i kompensuar orët. Po të kishte pas institucione do të duhej të reagonin, edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut do të duhej t’i kritikonte deputetët ashtu siç më kritikuan mua. Pushimi pranveror do të jetë nga java tjetër dhe unë u uroj nxënësve pushime të mira”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.