Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë të brengosur lidhur me atë se nuk e dinë ende vlerën e koeficientit të pagës.
Sipas tij ai mund të caktohet “sipas tekeve” të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Brengë e jona është dhe dyshojmë se është një mashtrim i radhës, kur nuk përcaktohet qartë vlera e koeficientit, ngase mund të kemi koeficiente në dukje tepër të mëdha, të lartë por kur vlera nuk dihet a po bëhet sipas tekes së ministrit Murati, mund të ketë një zhgënjim të ardhshëm”, është shprehur Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me disa deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Jasharaj ka thënë se zyrtarët qeveritar asnjëherë nuk kanë guxuar ta thonë vlerën e koeficientit. “Numrat abstrakt neve nuk na gëzojnë sepse ne duam t’i themi anëtarësisë tonë se me ligjin që po bëhet paga jote në këtë detyrë është kaq”, është shprehur Jasharaj.
Ai ka kërkuar që deputetët e Kosovës të jenë zë i vazhdueshëm i sindikatave, pasi që sipas tij, ka një tendencë që zëri i sindikatave të shtypet”, ka theksuar Jasharaj.
Ai ka theksuar se shpreson që janari të ju sjell ligjin e pagave, por sipas tij kjo është një dëshirë e parealizuar.
Edhe
Mësimdhënësit të shqetësuar për koeficientin
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është brengosëse që ligji i pagave nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2023.
“Ligji i pagave e ka emrin ligji i pagave, nëse nuk është i buxhetuar, nëse ky ligj nuk e ka të përcaktuar koeficientin, ky nuk është ligj i pagave, ky është ligj i hierarkisë protokollare të detyrave, të njerëzve që janë në administratë të shëtit, kjo nuk na duhet”, ka deklaruar Tahiri.
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
Jasharaj kërkon rritje të pagave: Murati deshi t’ua ndalë mësimdhënësve bukën e gojës
-
Murati: Nuk ka paligjshmëri në rritjen e propozuar të pagave
-
Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, pritëm rritje të vlerës së koeficientit