Kandidati presidencial në Serbi, Sasha Jankoviq, deklaroi se është plotësisht e dukshme se kryeministri Aleksandar Vuçiq takimin parazgjedhor me kancelaren e buzëqeshur gjermane, Angela Merkel, e pagoi me pronën shtetërore.
Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta se ky është edhe një pranim i pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, në zinxhirin e dobësuar shtetëror të Serbisë, Vuçiq “është karrigia më e dobët, transmeton KTV.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pasuritë e paluajtshme në Kosovë të regjistruara në emër të RSFJ-së dhe Serbisë të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës, si pronare e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë