Vrasja e Oliver Ivanoviqit prodhon pasoja, të cilat shpresoj të jenë të përkohshme, siç është ngecja në dialogun teknik, ose refuzimi i autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë me Beogradin rreth hetimeve të vrasjes, deklaroi Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike. Ai po ashtu ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiq, duke braktisur dialogun teknik “ka rënë në provim të parë”, citon atë FoNet, transmeton Koha.net.
“Kriza është e garantuar. Beogradi ra në provim të parë, e ky është braktisja e bisedimeve teknike në Bruksel... Në opinion është krijuar përshtypja se dikush ka qenë i ashpër dhe prandaj ka ngrirë negociatat, ndërsa ata as që kishin hyrë në sallë”, deklaroi Janjiq për “Novi dan”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo vrasje ose ndryshon politikën, ose shkuat në konflikte”, tha ai dhe shtoi se është e domosdoshme të ndërtohen “ura të bashkëpunimit” sa i përket sigurisë.
“Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk ia kemi dalë të bindim ngeociatorët, madje edhe BE-në, ka nevojë për një pako të re, meqë nuk keni bashkëpunim të shërbimeve të sigurisë në pjesën e territorit ku sundon krimi e dhuna... Pikë tjetër është pranimi i Vuçiqit se nuk ka pushtet efektiv në territor të Kosovës. E vërteta është se ai ka kontroll, por të organeve joformale”, është shprehur Janjiq.
Për këtë arsye “përgjegjësinë për situatën në veri të Kosovës e ka Zyra për Kosovën e Metohinë, madje eedhe Vuçiq”.
“Beogradi duhet të shihet me të gjithë, nuk është në rregull të mbështesë vetëm njpë grup të serbëve... duhet të përfshijë tërë komunitetin serb, meqë në Kosovë nuk bëhet fjalë për çështje partiake, por për çështje kombëtare”, citohet të ketë thënë Janjiq, transmeton Koha.net.
Sipas tij, me vrasjen e Ivanoviqit dërgohet mesazhi se është shumë vështirë të dilet nga urrejtja, se dialogu nuk është i dëshirueshëm dhe normalizimi i marrëdhënieve nuk dëshirohet, u shpreh ai.
“Tani do të shohim se me kë do të takohet Vuçiq në Kosovë” shtoi ai, duke vlerësuar se reagimet e Vuçiqit dhe të opozitës serbe janë të pashembullta”.
“Të gjithë ne e dimë se ata jetojnë në një martesë të keqe dhe aty çdo gjë është shkas për grindje, fatkeqësisht edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit... Pajtohem 90 për qind me ato që thanë Zhivkoviq e Shutanovac, meqë pushteti është përgjegjës” dhe ka përkujtuar fjalët e Ana Bërnabiq e cila ka thënë se “me Ivanoviqin nuk ishin bashkëmendimtarë” .
“Ju si jo bashkëmendimtarë politikë duhet të mbroni atë pakicë dhe kjo është ajo kthesa që pres nga Beogradi”, është shprehur Janjiq duke shtuar se “në këto tani këpucët e Vuçiqit janë shumë të ngushta”, transmeton Koha.net.
“Vuçiq ka këpucë shumë të ngushta dhe në atë lëkurë në këtë moment është e vështirë të jesh. Çdo gjë na thotë se ka ardhur koha të shkoni rrugës së Oliver Ivanoviqit që të bisedoni me të gjithë, ose do të monopolizoni pushtetin, dhe kjo do të na çojë drejt dhunës dhe konflikteve”, ka vlerësuar Janjiq.