Iniciativa për progres (INPO) në Ferizaj ka organizuar një debat me drejtues të Administratës Publike të Kosovës, përfaqësues të Komunës së Ferizajt dhe të komunave fqinje për të debatuar rreth ligjeve të reformës së administratës shtetërore si: Projektligji për administratën shtetërore, Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligji për pagat.
Me këtë rast ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar, ka njoftuar se janë duke u angazhuar për ta krijuar një administratë e cila tregon rezultate pozitive duke u ofruar shërbime cilësore të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, bizneseve, shoqërisë civile etj, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, kjo ministri është duke e shfrytëzuar Ligjin e ri për procedura të përgjithshme administrative dhe ligjet e tjera, mirëpo në të ardhmen do t’i shfrytëzojnë edhe këto tri ligje të tjera për të cilat po debatohet.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë
-
33 ish-kandidatë ngrejnë dyshime për keqpërdorime në zgjedhjet lokale, kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë
-
Hamza premton reforma ekonomike dhe rritje të mirëqenies
-
AAK-ja premton qeverisje që i shërben qytetarit dhe paga më të larta për mantelbardhët