Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka kërkuar garanci nga Zoran Zaev se, uniteti i shtetit do të ruhet që t’ia japë mandatin.
Njoftimi erdhi nga zyra e kreut të shtetit, pas takimit që ai zhvilloi me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut duhet të kërkohet patjetër zgjidhje”, thuhet në deklaratën që e përcjell kp.
Ivanov theksoi se, nëse ekziston udhëheqësi e vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet.
Në atë që tingëllon si një shenjë thyerjeje e tij, të njëjtat burime pohojnë se presidenti ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për largimin e pengesave që pengojnë dorëzimin e mandatit qeverisës.
“Precedentët që kthehen në praktikë, - është shprehur ai, - dhe ilegalja që bëhet e ligjshme, minojnë parimet themelore demokratike”.
Për më tepër, Ivanov i ka kërkuar Zaevit të mbajë fjalën e dhënë publikisht, se do të ofrojë garanci së bashku me partnerët e koalicionit për forcimin e karakterit unitar të vendit, në përputhje me Kushtetutën.
“Qytetarët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe durim, - ishte apeli i Ivanovit, - sepse ekzistojnë zgjidhje që duhen mbështetur në logjikën e shëndoshë dhe dialogun”.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi pas takimit me diplomatin amerikan se ka marrë prej tij mbështetje maksimale. Yee, të dielën u takua me drejtuesit e partive shqiptare. Burime jozyrtare nga partitë politike thonë se, ata janë optimistë që ndikimi amerikan do të hapë rrugën e zgjidhjes së krizës së rënduar, pas incidentit të 27 prillit në Kuvend.