Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia mbështet perspektivën europiane të Kosovës

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Skender Reçica, pritën sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Limaj dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, biseduan për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.

Limaj e ka falënderuar ambasadorin Sardi, për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.

Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Në fund takimit, Ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA për Kosovën.