Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, me të cilin u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hamza e falënderoi ambasadorin Piero Cristoforo Sardi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ngritjen e shkallës së rritjes ekonomike në nivel për të ndryshuar strukturën e importit dhe për të ulur nivelin e papunësisë. Reformat strukturore do të bëhen duke ruajtur qëndrueshmërinë makro-fiskale, me përkushtim dhe fokus për të fuqizuar sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori italian Piero Cristoforo Sardi shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën, në veçanti në zhvillimin ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja.