Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të jetë pjesë e Qeverisë pavarësisht se kush do të fitojë në zgjedhjet e shkurtit, ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi.
Në një deklaratë për “Ekonomia Online”, ai nuk ka përjashtuar mundësinë për koalicione paszgjedhore.
“Orientim e kemi që të shkojmë vetëm si subjekt i veçantë politik dhe njëkohësisht ne do të jemi pjesë e Qeverisë sepse gjithmonë kemi pretenduar që të marrin përgjegjësi po ashtu e kemi edhe listën e cila është duke u formuar, por që nuk është deri tani definitive sepse ka kohë. Ne do të jemi pjesë e Qeverisë pavarësisht se kush mund të dalë partia e cila mund të ketë të drejtën të formojë Qeverinë”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike.
“Ne kemi deklaruar me kohë që nuk kemi vija të kuqe ndaj partive politike sepse e kemi ditur që kur është në pyetje ardhja në pushtet të gjithë po i harrojnë vijat e kuqe. Prandaj ne me kohë kemi deklaruar se demokracia funksionon atëherë kur me partitë politike ka partneritet dhe nuk e ke armiqësi”, ka shtuar Isufi.
Duke folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit, Isufi është shprehur se po insistojnë në këtë pozitë duke e ditur se ka rol shumë të rëndësishëm për shtetin.
Edhe
Isufi: AAK-ja do të jetë pjesë e qeverisë me president Ramush Haradinajn
“Ne kemi pretendim për president si rol shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke e ditur këtë atëherë në Qeveri marrim përgjegjësi, por nuk duam t’i kemi pretendimet e tejkaluara për shkak se kemi nevojë që të jemi në Qeveri duke e pasur edhe presidentin si rol shumë i rëndësishëm për shtetin. Veçse e kemi deklaruar që e kemi insistim presidentin për shkak se mendojmë se ka një rol kyç në udhëheqjen e shtetit dhe mendojmë që meqë e kemi ofruar si mundësi të tillë atëherë do të komunikojmë me partitë politike që në të ardhmen ta votojmë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Isufi.
Kurse sa i përket kandidimit të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale , ai thotë se duhet të respektohen vendimet e institucioneve përgjegjëse.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kjo parti nuk do të ketë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje.
-
Isufi për kandidaturën e Haradinajt për president: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO
-
AAK-ja për zgjedhje të parakohshme, kërkon që buxheti të miratohet vetëm pas krijimit të qeverisë së re