Shërbimet e Telekomit të Kosovës në çdo moment rrezikojnë të ndërpriten.
Kjo, sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Bedri Istrefi, mund të ndodhë shkaku i mosrealizimit të kontratës për shërbimet e mirëmbajtjes, raporton KTV.
Istrefi, si dhe kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha, teksa raportuan para Komisionit Hetimor për Telekomin, thanë se shteti duhet të merret seriozisht me këtë ndërmarrje.
Ata u sfiduan nga deputetët anëtarë të këtij komisioni me pyetjet rreth punësimeve dhe kontratës me Z-Mobile.
Deputetja Albulena Haxhiu, është përballur me kryeshefin ekzekutiv, i cili ia përmendi se vëllai dhe kunati i saj punojnë në Telekom.
Para deputetëve të këtij Komisioni Hetimor, ka raportuar edhe Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.
Edhe
“Qeveria po rrezikon funksionimin e Telekomit”
Kryetari i Sindikatës, Lahi Balaj, ka theksuar se nëse vazhdohet kontrata me Z-Mobile, punëtorët nuk do ta zbatojnë atë.
Rreth punësimeve partiake e familjare, ai ka thënë se shumë persona janë punësuar pa pasur kualifikimin që është kërkuar.
Ai ka kërkuar që Telekomi t’i ndërpresë të gjitha kontratat me kompani tjera, pasi, sipas tij, ndërmarrja ka punëtorë mjaftueshëm që mund t’i kryejnë punët për të cilat po kontraktohen kompani tjera.
-
Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit – qeveria hesht
-
Kriza në Telekom përplas në distancë Vetëvendosjen me Bordin e kësaj ndërmarrje
-
Istrefi: Kontrata me Z-Mobile s’do të vazhdohet me kushtet siç ishin deri tani
-
Kryeshefi Istrefi kërkon ndihmën e politikës për ta shpëtuar Telekomin, kërcënon me protesta