Astrit Istrefi, drejtori i organizatës “The Balkan Forum”, deklaroi se duhet ekzistuar zëra të rinj që ftojnë për bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ai deklaroi të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së se qytetarët serbë dhe shqiptarë duhet t’i lënë anash acarimet dhe tensionet, e të kërkojnë vendosmëri për tejkalimin e problemeve.
Sipas tij, është gabim të mendohet se bashkëpunimi mes qytetarëve serbë dhe shqiptarë është tradhti ndaj vendit.
“Është gabim të mendohet se bashkëpunimi me qytetarët serbë është tradhti ndaj vendit. Kjo i rëndon edhe më shumë viktimat e luftës. Sundimi i ligjit duhet ta thotë fjalën e vet. Kemi pikëpamje të ndryshme, por ajo që na bashkon është e përbashkëta e luftimit të dhunës dhe luftës. Duhet të ketë komunikim me qytetarët serbë, në mënyrë që të dimë më tepër për perspektivat e tyre”, u shpreh drejtori i “The Balkan Forum”.
Ai tha se janë bërë bashkë 35 organizata nga Kosova dhe Serbia për t’i trajtuar problemet e shqiptarëve dhe të serbëve. Te organizatat serbe, Istrefi theksoi se ka edhe mendime kritike kundër zhvillimeve në Serbi.
Edhe
39 OSHC nga Kosova e Serbia: Qytetarët s’duhet të mbahen peng i dialogut
Sipas Istrefit, shtimin e tensioneve po e bëjnë propagandat dhe keqinformimet.
“Zërat dëshmojnë vendosmërinë që kemi ne si nënshkrues të urave bashkëpunimi në situata të tilla si tani. Në këso situata delikate dhe në këto zhvillime, situata rëndohet edhe më tepër. Nuk nënkuptohet që s’ka zëra alternativë edhe brenda qeverive, por edhe vetë dialogu që mbështetet nga vendet mike nuk lë hapësirë për zëra më të fuqishëm alternativë. Një gjë që e kemi identifikuar është se ka keqinformim, propagandë dhe kërcënime, deklaroi Istrefi.
Sipas tij, autoritetet kosovare s’kanë komunikim direkt me serbët që jetojnë në Kosovë.
“S’ka komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët serbë në Kosovë. Duhet të ketë më tepër transparencë dhe të dëgjohen brengat e qytetarëve, sa i përket dialogut dhe asaj që synohet të arrihet, qoftë nga Qeveria, qoftë nga qëndrimet e shtetit serb”.
Edhe
Miftaraj sheh rritje të bashkëpunimit mes shoqërisë civile shqiptare dhe serbe
Ai tha se problemet që i kanë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë janë të panumërta.
“Nuk na duhet shumë që të keqpërdoremi edhe nga elementet që nuk duan zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë”.