Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka emëruar këshilltar Ismet Krasniqin, ka njoftuar Presidenca të martën.
Osmani ka thënë se angazhimi i Krasniqit është vlerë për Kabinetin, pasi “ai bart pas vetes një përvojë të gjatë institucionale e profesionale”.
“Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese. Një kontribut të veçantë z. Krasniqi e ka dhënë edhe në sigurimin e prezencës së komunitetit të donatorëve në Kuvend dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në punën e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Krasniqi ka shërbyer në Kuvend për afro 17 vjet.
-
Osmani fillon më 15 maj konsultimet për konstituim të Kuvendit
-
Donika Kadaj-Bujupi emërohet këshilltare e Osmanit
-
Gjeneral Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani
-
Osmani lavdëron Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit
-
Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda